MENU
klinika

Si e shpjegojnë ekspertët?

Infermieri rezulton pozitiv me Covid-19 disa ditë pasi u vaksinua

30.12.2020 - 16:10

Shënohet rasti i parë i një infermieri, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 disa ditë pasi mori vaksinën kundër koronavirusit.

Kjo ka ndodhur me Matthew W., një infermier 45-vjeçar që punon në San Diego.

Ai u vaksinua me medikamentin e Pfizer më 18 Dhjetor dhe tha se i vetmi efekt që përjetoi ishte dhimbja e krahut.

Por gjashtë ditë më vonë, Matthew ndieu dhimbje muskulore dhe këputje.

Pasi iu nënshtrua testit, ai rezultoi pozitiv për COVID-19.

Por për Christian Ramers, specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego, i cili foli për Abc News, kjo nuk ëshët e papritur.

Pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga Covid-19 pasi të jenë vaksinuar.

“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina,” tha Ramers.

Edhe pas 10 deri 14 ditëve, pacientët kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë. “Ajo dozë e parë mendojmë se jep diku rreth 50% mbrojtje dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%,” shtoi Ramers.

Duke qenë se periudha e inkubacionit për Covid-19 është 14 ditë, është gjithashtu e mundur që Mattheë të jetë infektuar para se të merrte vaksinën më 18 Dhjetor.

Ekspertët thonë se ndalimi i pandemisë do të marrë kohë dhe duhet respektim i vazhdueshëm i distancimit social, mbajtja e maskave dhe larja e duarve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”

“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!