MENU
klinika

Gati vaksinat e rreme

INTERPOL-i ngre alarmin/ Rrezik i lartë i vjedhjes së dozave anti-Covid nga kriminelët

21.12.2020 - 18:59

INTERPOL ka ngritur alarmin se shpërndarja e vaksinave anti-covid, mund të rrisë kriminalitetin.

Sipas tyre, vaksinat janë ari i vitit 2021 dhe grupet kriminale mund të synojnë që të grabisin kamionët e shpërndarjes së tyre.

“Vaksina është ari i lëngshëm i vitit 2021, gjëja më e çmuar për t’u shpërndarë vitin e ardhshëm dhe mafia dhe organizatat e tjera kriminale janë përgatitur tashmë. Me përhapjen e vaksinave, krimi do të rritet në mënyrë dramatike”,- tha Juergen Stock, shefi i INTERPOL.

Sipas tij, sulmet ndaj depove ku po mbahen vaksinat anti-Covid do të jenë të pashmangshme.

“Ne do të shohim vjedhje në depo dhe sulme ndaj dërgesave të vaksinave; korrupsioni do të jetë i shfrenuar në shumë vende për të marrë këtë aktiv të çmuar më shpejt. Një virus përhapet nga Azia në të gjitha kontinentet dhe pasohet nga një valë krimi, një pandemi paralele krimi, për të thënë kështu”,- vazhdoi shefi i Interpolit Juergen Stock në intervistë.

Sipas tij “grupet kriminale kanë menduar që në minutën e parë se si të bëjnë para në Covid-19”, ata kanë lëvizur shumë shpejt në produkte sanitare false, antivirale dhe maska ​​false. Ai deklaroi gjithashtu se përpara se të autorizohet vaksina, kriminelët ishin gati me vaksinat e rreme.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!