Qeveria ka shtuar masat antiCovid në prag të festave të fundvitit për të bërë të mundur parandalimin e pëhapjes së koronavirusit.
Ora policore duke nisur nga data 24 dhjetor, do të nisë në orën 20:30 deri në orën 6:00 të mëngjesit, deri në datën 4 janar, gjithashtu është kufizuar orari i lokaleve nga ora 20:30-06:00 nga data 24 dhjetor deri me 4 janar, nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne oren 22:0-06:00
‘Kufizoht lëvizja nga ora 20:30 deri në 6:00, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20:30 deri në 6:00 të mëngjesit., nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne oren 22:0-06:00,” tha Manastirliu.
Gjithashtu, Shqipëria pezullon fluturimet nga Britania e Madhe pas shfaqjes së një varianti të ri të koronavirusit në këtë vend.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke njoftuar edhe rikthimin e karantinës 14 ditore për periudhën 22 dhjetor deri në 6 janar. Të gjithë udhëtarët që kthehen nga Birtania përmes rrugëve të tjera, do të duhet të karantinohen.
“Nga 22 dhjetori deri në 6 janar karantinë e detyrueshme për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe. Pas analizës së situatës nga Komiteti i Ekspertëve, për sa i përket të dhënave në javën e fundit, nga vlerësimi i kryer, rezulton një incidencë 359 për 100 mijë banorë. Vlerësohet që situata ka paraqitur një qëndrueshmëri”, deklaroi Manastirliu.