MENU
klinika

VOA: Kjo ulje i dedikohet reduktimit të testmeve

“Java e dytë radhazi me më pak viktima e raste me COVID 19”

28.12.2020 - 19:00

Në Shqipëri, java e fundit, e 52-ta që nga nisja e pandemisë, shënoi një ulje të ndjeshme të viktimave, rasteve të reja por dhe të shtruarve në spitale. Kjo është java e dytë radhazi, kur vihet re një përmirësim i situatës.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, numri i vdekjeve zbriti në 66 persona të cilët kanë humbur jetën në spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike.

Shifrat më të larta u regjistruan të martën e kaluar (13 vdekje) dhe në 24 orët e fundit, kur u raportuan 11 viktima: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç. Krahasuar me javën e 51-të, vdekjet ranë me mbi 18 përqind, ose 15 viktima më pak. Bëhet fjalë për shifrën më të ulët të regjitruar që nga mesi i muajit nëntor.

Rënie të fortë pësuan dhe rastet e reja, të cilat në total, gjatë javës së fundit zbritën në kuotën e 3147 të prekurve, numri më i ulët që nga fundi i muajit tetor, ose 25.7 përqind më pak se në javën pararendëse.

Në 24 orët e fundit u rregjistrua dhe niveli më i ulët, me 318 raste të identifikuara në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Ulja e rasteve duket se i dedikohet pjesërisht dhe reduktimit të testimeve, që zbritën në një kuotë javore pre 14.574 tamponësh, ose 10.6 përqind më pak. Por megjithatë, pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) shënoi sërish rënie, duke zbritur në nivelin e 21.54 përqind, nga 25.9 që ishte një javë më parë.

Në rënie progresive ishte gjatë javës së fundit dhe numri i të shtruarve në spitale por dhe atyre që janë në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit kanë marrë trajtim spitalor 296 pacientë, nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 6 të tjerë të intubuar. Numri i pacientëve është në nivelin e regjistruar në fund të muajit tetor. /VOA/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sqaron deklaratën e Trump: Unë e di me siguri, se…

‘Dy javët e ardhshme do jenë kritike’, eksperti i SHBA flet për situatën

Shkencëtarët qetësojnë qytetarët: Është e sigurt!

A duhet ta bëjmë vaksinën anti-Covid?!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!