MENU
klinika

Do blihen vaksina anti-Covid-19

KE i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor, miraton paketën 70 milion€

28.12.2020 - 12:51

Komisioni Europian ka miratuar sot  një paketë prej 70 milion eurosh nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II), për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksinat anti-Covid-19 dhe gjithë pajisjet e nevojshme.

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi është shprehur se BE ka treguar se Ballkani Perëndimor është trajtuar si një partner i privilegjuar.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon, në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Varhelyi.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga Marrëveshjet e Blerjes së Advancës së BE me gjashtë prodhues, me Shtetet Anëtare të BE që ndajnë një pjesë të dozave të tyre të para-alokuara.