MENU
klinika

E kemi dëgjuar shpesh

“Ke infeksion në gjak”/ Çfarë do të thotë kjo?

24.12.2020 - 18:04

“Ke infeksion në gjak”, na është bërë e përditshme.

Dhe është shumë e vështirë ti shpjegosh më pas pacientit, se “gjaku qarkullues nuk infektohet”. Lumi nuk infektohet, pellgu po.

Nese ne gjak ka patogjene (viruse – viremia, baktere – bakteremia, funge – fungemia etj), nuk do te thote se gjaku eshte i infektuar, ai eshte duke bere detyren kryesore te tij : Transportin. Patogjeni nese ka hyre ne gjak (ka kaluar barierat kufizuese mbrotese) duhet te arrije ne zonat target ku ai gjen mjedisin e nevojshem per te qendruar, ushqyer dhe shumezuar dhe aty shkakton demtimin perkates strukturor dhe funksional.

Nese ne analizen e gjakut periferik, ka nje rritje te leukociteve, neutrofileve, pararendesve te neutrofileve (shkopinj, metamielocit etj), rritje te eritrosedimentit (shpesh te shoqeruara me temperature etj), nuk do te thote se ke “infeksion ne gjak”.