MENU
klinika

Kjo do të thotë se...

Koronavirusi mbërrin edhe në Antarktidë!

22.12.2020 - 20:25

Koronavirusi ka mbërritur në Antarktidë, i cili deri më tani ka qenë i “pastër” nga Covid-19.

Ushtria kiliane ka raportuar 36 raste në stacionin e saj kërkimor Bernardo O’Higgins në Gadishullin Antarktik. 26 nga 36 anëtarë të personelit ushtarak dhe 10 punëtorë mirëmbajtjeje, janë evakuuar në Kili.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi marina e Kilit konfirmoi tre raste në një anije e cila kishte marrë furnizime dhe personel në stacionin kërkimor. Lajmi do të thotë se rastet e Covid tani janë regjistruar në të shtatë kontinentet, shkruan BBC.

Sargento Aldea mbërriti në stacionin kërkimor në 27 nëntor dhe lundroi përsëri në Kili më 10 dhjetor. Tre nga ekuipazhi i saj dolën pozitivë kur u kthyen në bazën detare kiliane në Talcahuano.

Marina e Kilit tha se të gjithë atyre që kishin filluar udhëtimin në Antarktik u ishin dhënë teste PCR dhe të gjitha rezultatet ishin negative.

Stacioni i kërkimit “Bernardo O’Higgins” është një nga katër bazat e përhershme që Kili ka në Antarktidë dhe operohet nga ushtria.

Kili është vendi i gjashtë i prekur më keq në Amerikën Latine me më shumë se 585,000 raste të konfirmuara me koronavirus.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!