MENU
klinika

Shqipëria duhet të presë!

Kur pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës ndaj COVID-19?

13.12.2020 - 15:32

Në Shqipëri, procesi i gjërë i vaksinimit të popullatës kundër COVID nuk pritet të nisë para vitit 2022. Të paktën kështu pretendon The Economist Intelligence Unit, që ka publikuar edhe një hartë, sesi do të bëhet procesi i vaksinimit masiv në të gjithë botën.

Gjithsesi, për grupet e riskut dhe kategori të caktuara procesi do nisë më herët dhe sasi të caktuara të vaksinave do të mbërrijnë para këtij afati.

Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, thotë se vendet e pasura do të kenë më parë akses në vaksinat e koronavirusit, ndërsa ato më të varfra, afati kohor do të shtrihet deri në vitin 2024.

Sipas hartës, që mund të shihni më poshtë, shtetet ndahen në katër kategori. Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022.

Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022. Në grupin e tretë ku futet edhe Shqipëria e krejt Ballkani, përveç Greqisë, vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022.

Ndërsa në grupin e katërt ku futen vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023. Sipas të dhënave, gati 70 vende të varfra do të jenë në gjendje të vaksinojnë, në rastin më të mirë, vetëm 1 në 10 persona gjatë vitit 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!