18.12.2020 - 13:09
Dy ministrat e rinj Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u betuan sot para Presidentit Ilir Meta.
Ceremonia e betimit zgjari disa minuta, ndersa Ministri i Brendshëm i sapoemëruar si dhe ministrja e Bujqësisë shkuan në Presidencë të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë.
Këto lëvizje në qeveri erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra e ministrit të brendshëm pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.