MENU
klinika

Nga BBC

Me ekipin e ri, Biden po i dërgon një mesazh botës!

02.12.2020 - 09:28

Tre personat e zgjedhur nga Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden për të udhëhequr ekipin e tij të politikës së jashtme do të sjellin përvojë dekadash diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, por ata gjithashtu përballen me kritika.

Ja se kush janë ata dhe pastaj çfarë thonë ekspertët në lidhje me mesazhin që po dërgon Biden me zgjedhjen e tij të diplomatëve të lartë amerikanë.

Kush janë ata?

Tre personat që do të këshillojnë Biden për çështje përtej kufijve të Amerikës nuk janë të njohur përtej Uashingtonit. Antony Blinken, Linda Thomas-Greenfield dhe Jake Sullivan janë të gjithë punojës të Shtëpisë së Bardhë në kohën e Barack Obama dhe konsiderohen si besnikë të Biden dhe centristë të politikës së jashtme.

Blinken, është zgjedhur për të shërbyer si sekretar i shtetit, diplomati i lartë i vendit.

Linda Thomas-Greenfield, e cila ka punuar për shumë vite me çështjet afrikane, është emëruar për të shërbyer si Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Jake Sullivan është një ish zyrtar i departamentit të shtetit dhe ndihmës i Hillary Clinton i cili luajti një rol kryesor në negocimin e marrëveshjes bërthamore iraniane 2015. Ai shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Biden kur ishte nënkryetar.

Pika kryesore e agjendës për ekipin e Biden do të jetë ribashkimi i organizatave, aleancave dhe traktateve që Trump punoi për të dobësuar ose shkatërruar gjatë katër viteve të fundit.

Ata do të kenë për detyrë të rikthejnë SHBA në marrëveshjen e klimës së Parisit dhe t’i mbajnë SHBA në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ata gjithashtu do të kërkojnë të rishikojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit, të forcojnë lidhjet me NATO-n dhe të kërkojnë marrëveshje tregtare si një mjet për të kundërshtuar rritjen e ndikimit të Kinës.

Një nga arsyet që Trump u zgjodh ishte sepse një numër i madh amerikanësh gjykuan se politika e jashtme amerikane kishte dështuar.

Pyetja është nëse kjo skuadër ka mësuar mjaftueshëm për të sjellë ndryshimet që na duhen në të vërtetë, përfshirë uljen e buxhetit ushtarak dhe përmbajtje më të madhe në përdorimin e forcave ushtarake.

Donald Trump kurrë nuk ndërtoi me të vërtetë një ekip të sigurisë kombëtar. Të tre këta zyrtarë kanë shërbyer në Departamentin e Shtetit dhe do t’i vendosin vlerë të ripërtërirë diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të zgjidhur sfidat urgjente nga pandemia globale në ndryshimin e klimës në sfidën e Kinës.

Një sfidë e madhe do të bindë audiencat e huaja, madje edhe partnerët dhe aleatët, se SHBA janë të besueshme për sa i përket fuqisë së tyre të qëndrimit, se “Amerika është kthyer” siç ka thënë presidenti i zgjedhur.

Ky do të jetë ndryshimi i dytë në 180 gradë në politikën e jashtme në katër vitet e fundit.

Administrata e ardhshme ka një vendosmëri për të rivendosur aleancat e harruara në të cilat SHBA janë mbështetur për më shumë se shtatë dekada. Por ata ua kanë ndërprerë punën.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ Konica.al