MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Më mpihen duart dhe më merren mendtë, pse ndodh?

06.12.2020 - 12:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më mpihen duart dhe më merren mendtë, pse ndodh?

Mjeku:

Problemet e veshit të brendshëm shoqërohen me marrje mendsh, të vjella, zhurma në vesh, gjendje lipotimie apo ndjesi të fikëti.

Nëse mpirja e duarve shoqërohet edheme dhimbje dhe mpirje të shtyllës kurrizore të pjesës cervikale apo të zonës së qafës që shoqëron problemet e spondiloartrozës, atëherë duhet bërë një konsultë me mjekun reumatolog ose neurolog.

Nëse jo, të bëhet konsulta me mjekun ORL që të vihet një diagnozë, sepse shenjat nuk janë tipike për probleme të veshit të brendshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN