MENU
klinika

Qeveria merr vendimin

Me sa para do të shpërblehen pensionistët për festat e fundvitit?

15.12.2020 - 12:14

Qeveria ka marrë vendimin për shumën me të cilën do të shpërblehen pensionistët për festat e fund vitit.

Sipas vendimit, pensionistët do të marrin edhe 50 mijë lekë (të vjetra) si shpërblim për këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se fondi për pensionistët kap shifrën e 34 milionë dollarëve.

“Pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 mln dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim”,- u shpreh Edi Rama.