MENU
klinika

"Sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, por…"

Ministrja Manastirliu uron ekipin mjekësor dhe pacientët

31.12.2020 - 16:42

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në orët e fundit të vitit, ka takuar ekipin mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, duke u shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe profesionalizmin në një vit të vështirë si ky që mbyllet sot.

“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.

Duke uruar gjithë ekipet mjekësore, Manastirliu tha se ato do të jenë në gatishmëri për të shërbyer në këtë natë.

“E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu. Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë uroi nga spitali “Shefqet Ndroqi” pacientët që në këtë natë të ndërrimit të viteve nuk do të kenë mundësi të jenë pranë familjeve të tyre.

“Një urim për të gjithë ata pacientë që nuk do të mund të festojnë me familjen e tyre sonte. Me zemër të gjithë do të jemi së bashku, duke uruar më të mirën për vitin që ne na pret”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përforcim i shërbimit mjekësor gjatë ditëve të festave"

Manastirliu me ekipin e urgjencës te Trauma, jep këshillat e fundit për…

"100 ekipe mjekësore të Urgjencës do jenë në terren"

Një ditë para ndërrimit të viteve, Manastirliu prezanton masat e marra


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!