MENU
klinika

Nga Ben Andoni

Mos e merrni peng protestën!

14.12.2020 - 20:30

Ngjarjet e orëve të fundit të Shkodrës dhe mëtimet e kryebashkiakes së Shkodrës Ademi, si organizatore e protestës, të lenë një shije të keqe, atë që ka të bëjë me sensin e masës. Paçka një lloj tërheqje të Ademit dhe asaj që ka pretenduar për djegjen e selisë, kjo nuk e justifikon. Djegia e selisë së PS-së, prishjet e tabelave në shumë pjesë të vendit, por sidomos në kryeqytet kanë filluar të ngjallin ato shtresëzime që ne mbartim nga e shkuara për ngjarjet tragjike, që nisin me një si përkujtim dhe shkallëzohen e përfundojnë me fatkeqësi humane dhe dëme të panumërta. Tek e fundit, të gjitha në kurrizin tonë.

Sot, kur po shkruajmë, kemi një djalë të humbur, jeta e të cilit është këputur në moshën më të mirë. Më shumë se kaq kemi para syve autorin pas hekurave dhe simbolikat që janë ngritur. Atë zyrtar, ku shteti ka kërkuar falje nga të gjithë instancat, madje vetë i akuzuari e pranon dhe kërkoi falje publike dhe direkte ndaj familjes dhe simbolikën e shkatërrimit.

Kjo e fundit identifikon të gjithë atë që kemi bërë ne dhe pasojat e të cilave i kemi paguar po vetë ne. Tek e fundit, do të pranojmë faktin se nëse do përballesh me ligjin dhe do e sfidosh atë, duhet të presësh dhe pasojat. Ndërkohë që ata të cilët po mundohen të frymojnë protestën ende po flasin me ekuivokë, e tashmë gjithnjë e më dukshëm janë po ata vetë organizatorët.

Madje forumet rinore të opozitës janë treguar me imazhe si pjesë e këtyre trazirave. Cilado që të jetë vazhdimësia, fatkeqësisht që ditën e tretë, ato janë sfumuar nga aktet e lënies në burg të efektivit; nga kërkim falja publike e kryeministrit dhe mbi të gjitha edhe dorëheqja e titullarit kryesor të Ministrisë, Lleshaj. Paçka aludimeve ky veprim i fundit ka vendosur një cak atë të ndershmërisë institucionale.

Nuk po bëjmë krahasimet me paraardhësit, sepse shumë syresh janë fshehur pas kryeministrave dhe sot të tjerë bëjnë kompetentin. Është e vërtetë që në protestë nuk mund të kesh disa herë kontroll të turmës, por nuk është e vërtetë që të mos tregosh organizatorët edhe de jure. Studentët e pësuan pikërisht nga ky element, që nuk u përballën asnjëherë direkt, paçka se protesta e tyre ishte shumë më qytetare, më potente dhe mbi të gjitha idilike, derisa ia behën ata. Politikanët e të gjithë krahëve. Tashmë, emisarët e opozitës që fshihen, duhet të përshfaqen dhe të mos fërkojnë duart, pas kuintave. Tek e fundit, do të jetë radha e tyre, që këta të rinj të përdoren, po njësoj. Dhe, reagimi i njerëzve të PD-së dihet: Dhuna pa fre.

Veçse protesta, që erdhi në një kohë të vështirë, po merret peng. Për të ndjerin do të donin të bënin përshpirtje të gjithë shqiptarët, kudo që të ishin; për teprimet e policisë do të donin të protestonin shumë më tepër sesa grupet e sherreve; për situatën ekonomike do të donte të protestonte i gjithë vendi. Dhe, mbi të gjitha, nëse protesta do të kishte sloganin: “Duam të jetojmë në Shqipëri” do të qëndronin e mblidheshin shumë më tepër.

Mos e merrni peng protestën!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ANALIZA/ Mustafa Nano: Shqipëria, ose mbretëria e përçarjes dhe e dhunës!

Pse protestat me ‘çuna lagjesh’ po na libanizojnë?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!