MENU
klinika

Situata nga Covid-19

MSH: 581 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët…

30.12.2020 - 16:42

Janë 581 raste të reja në vend me COVID-19 dhe 4 humbje jete. Ndërkohë që testimet janë 2681 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve iu bën apel qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 485
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2681

Testime totale 260,560
Raste pozitive 57,727

Raste të shëruara 33,185
Raste Aktive 23,368
Humbje jete 1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13432
Fier 1591
Shkodër 1300
Durrës 1220
Vlorë 1011
Korçë 948
Lezhë 884
Elbasan 877
Berat 784
Gjirokastër 491
Kukës 431
Dibër 399

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!