MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nga se shkaktohen gurët në bajame?

02.12.2020 - 10:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Nga se shkaktohen gurët në bajame?

Mjeku: Gurët në bajame janë formacione të forta të bardha ose të verdha që ndodhen në brendësi të bajameve. Madhësia e gurëve të bajmameve fillon sa një kokërr orizi në një kokërr rrushi.

Çfarë i shkakton gurët në bajame?

Gurët në bajame mund t’i shkaktojnë lloje mbeturinash të ndryshme të tilla si qelizat e vdekura, mukusi, pështyma, ushqimi etj, të cilat mund të bllokohen në këto “xhepa” dhe të grumbullohen. Bakteret dhe kërpudhat ushqehen me këto grumbullime dhe shkaktojnë erë të keqe të gojës. Me kalimin e kohës, mbeturinat forcohen dhe shkaktojnë gurë.

Shkaqet e gurëve në bajame:

  • Higjena jo e mirë e dhëmbëve
  • Problemet kronike të sinusit
  • Bajamet kronike

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.