MENU
klinika

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Nis e qetë në Tiranë protesta e katërt pas vrasjes së Klodian Rashës

12.12.2020 - 18:32

Ka nisur dhe sot në orën 18:00 protesta e radhës pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Njejtë si dje, minutat e para duken të qeta tek Ministria e Brendshme po ashtu dhe te Kryeministria. Forcat e rendit kanë rrethuar godinat e rëndësishme, ndërsa përpara tyre janë mbledhur pak protestues deri tani.

Në Elbasan ndërkohë ka nisur protesta ku disa të rinj i kanë vënë flakën një peme në qytet. Grumbullimet kanë filluar dhe në Durrës.

Kujtojmë se në tre ditët e para të protestës ka pasur tensione dhe dhunë nga ana e protestuesve të cilët kanë sulmuar efektivët, institucionet, dhe kanë shkatërruar semaforë, tabela, dhe gjithçka çfarë kanë gjetur në kryeqytet e që ju është dukur pronë shtetërore.

Protesta janë zhvilluar dhe në disa qarqe të vendit. Një prej tyre ka qenë edhe ajo e Shkodrës ditën e sotme.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!