MENU
klinika

"Moment emocionues i unitetit"

Nis vaksinimi masiv në Bashkimin Evropian kundër Covid-19

27.12.2020 - 10:09

BE po fillon shpërndarjen e koordinuar të vaksinave për të luftuar Covid-19, në atë që zyrtari i lartë i bllokut thotë se është një “moment prekës i unitetit”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.

Disa vende filluan të administronin sasinë të shtunën, duke thënë se nuk ishin të gatshëm të prisnin një ditë tjetër.

BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335,000 vdekje të lidhura me Covid.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta bllokimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

Përhapja e vaksinave vjen ndërsa rastet e variantit më ngjitës të Covid-19 konfirmohen në disa kombe evropiane si dhe Kanada dhe Japoni. Vaksinimi masiv për 446 milion njerëz të BE pritet të fillojë në orët e ardhshme.

Vendimi vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Komisioni Evropian autorizuan vaksinën gjermano-amerikane, fizer-BioNTech.

BE ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë ndërmarrjesh të ilaçeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Zvicra e Gjermania tek Italia e Spanja

Planet e Evropës për vaksinimin kundër COVID-19


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!