24.12.2020 - 16:54
Paund është rritur gjatë ditës së sotme ndaj dollarit amerikan dhe euros pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje historike tregtare.
Paundi u rrit me dy cent kundrejt dollarit amerikan, pak më shumë se 1.36 dollarë të enjten përpara një njoftimi dhe u ngjit një cent kundrejt euros në pak më shumë se 1.11 €.
Paraja britanike kishte rënë pak në 1.35 $ dhe 1.11 € kur kryeministri Boris Johnson u tërhoq nga fjalimi i tij në mëngjesin e sotëm, shkruajnë mediat britanike.