MENU
klinika

“Më gjuajtën me shkelma në komisariat”

Pedagogu Donald Martini: Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë

20.12.2020 - 19:12

Pedagogu Donald Martini, një prej protestuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili u ndalua dje nga policia ka treguar dhunën që policia ka ushtruar në komisariat.

Në një intervistë për News 24 ai tha se njëri prej policëve i ka gjuajtur në shpullë, kurse shton se kur u ul i gjuajtën edhe me shkelm.

Martini shton se ka dalë sot në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tij, ndërsa vlerëson se në Shqipëri ndodh që të vritesh edhe pa ndonjë motiv.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi direkt u largua, që ai mos të shihej. Më tej kisha dhimbje pak e më dilte gjak.

Një oficer më tha se plaga jote ka 5 orë, e i thashë “po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, deklaroi pedagogu Martini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë para Ministrisë së Brendshme

Edmond Budina: Duhet t’i themi ndal dhunas së policisë së pushtetit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!