13.12.2020 - 19:42
Turma e protestuesve është zhvendosur tek Drejtoria e Policisë nga Bulevardi. Ata kanë tentuar t’i drejtohen Drejtorisë së Policisë por nuk kanë arritur dot, pas ujit me presion të hedhur nga policia.
Sakaq, kanë nisur shoqërimet e para pasi të rinjtë kanë goditur efektivët me gurë, gjë që ka bërë të përdoret edhe gazi lotsjellës. Protesta e ditës së sotme ka qenë kryesisht e qetë deri tani. Më herët, të rinjtë kanë bërë një gjest simbolik pasi janë shtrirë në tokë duke vendosur duart mbi kokë.
Ndërkohë, FNSH ka krijuar një kordon në fillim të rrugës duke mos lejuar kalimin e protestuesve.