Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e protestës së katërt të paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen tubimit.
Protesta është lajmëruar të nisë ën orën 18:00, ndërsa makinat e rënda të policisë kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.
Sjellim në vëmendje se protestat e mëparshme janë shoqëruar me kaos. Protestuesit të revoltuar kanë shkatërruar semaforë, tabela, kazanët e mbeturinave u kanë vënë flakën dhe i kanë nxjerrë në mes rrugëve.
Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa para trupit gjykues ka shfaqur edhe pendesë për vrasjen e të riut, duke i kërkuar edhe falje publike familjes Rasha.