MENU
klinika

Hidhet gazlotsjellës që në fillim

Protesta/ Policia shoqëron disa adoleshentë

12.12.2020 - 19:10

Ndërsa ka rreth një orë që ka nisur protesta e qytetarëve për vrasjen e Klodianit, policia ka shoqëruar disa të rinj, adoleshentë.

Forcat Speciale kanë nisur arrestimin të të rinjve të cilët po shkonin drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Efektivët e rendit hodhën gaz lotsjellës në të dy drejtimet e rrugës, duke detyruar turmat të shkojnë nëpër rrugica.

Një pjesë e të rinjve janë shoqëruar nga forcat e tjera që prisnin në rrugicat e rrugës Myslym Shyri.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e protestuesve janë shpërndarë.

Ata kanë bërë thirrje në kor, ndërsa ndër të tjera iu kanë kërkuar policëve edhe që të heqin kapelet.

Po ashtu, demonstruesit kanë bërë thirrje që të mos ketë dhunë ndaj policëve.

Me gjithë këto thirrje, policia ka përdorur që në fillim gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar.

 

 

Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!