Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Mësohet se sot nuk është bërë asnjë dëm, por protesta ka qenë shembullore.
Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”. Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.
Është vendosur kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Mirëpo, nuk është shënuar asnjë incident, nuk ka pasur përballje mes demonstruesve dhe policisë.
Të vetmet thirrje kanë qenë ata për lirimin e protestuesve të tjerë, që po mbahen në izolim. Protestuesit më shumë qëndruan pranë Ministrisë së Brendshme. Demonstrata ka qenë shumë e qetë, nisi me shumë vonesë, filloi njëherë si tubim paqësor, grupe – grupe, jo më shumë se 10 persona e më andej një grup qytetarësh bënë thirrje që të marshojnë përpara Kryeministrisë.
Pranë Ministrisë së Brendshme kanë qëndruar shumë policë, por ata nuk ndihen sa duket të shqetësuar. Tashmë kemi shtensionim të situatës nga të dyja palët, edhe nga policia, edhe nga protestuesit.
Sot në protestë ishin persona të moshave të ndryshme dhe jo vetëm të rinj apo adoleshentë.