MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse inkontinenca urinare është më e shpeshtë te femrat?

18.12.2020 - 10:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Pse inkontinenca urinare është më e shpeshtë te femrat?

Mjeku:  Shtatzënia, lindjet dhe menopauza janë arsyet kryesore që ndikojnë në këtë problem shëndetësor. Por inkontinenca urinare mund të ndodhë si te femrat edhe te meshkujt edhe për arsye të problemeve të tjera shëndetësore, si: dëmtime në tru, hemoragji ose iskemi, etj. Trauma, defekte të lindura, diabet, skleroza e shumëfishtë, si dhe ndryshimet fizike që shoqërohen me moshën.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në inkontinencën e urinës janë edhe medikamentet që merr pacienti për sëmundje të ndryshme, si përshembull për hipertension arterial, sëmundjet kardiake, sëmundjet hepatike (mëlçisë së zezë), sëmundjet e veshkave, etj.

Përdorimi i tepërt i tepërt i kafeinës, alkoolit janë një tjetër faktor ndikues në inkontinencën urinare, këtu përfshihen edhe pijet që përmbajnë kafeinë jo vetëm kafeja apo ekspresi.

Mbipesha është një tjetër faktor jo vetëm për inkontinencën urinare, por mbipesha ndikon në shumë sëmundje të ndryshme dhe në cilësinë e jetës, dhe në vetvete po përbën një sfidë të madhe për shëndetin në tërësi.

Dëmtimi i nervave nga traumat (koka deri te shtylla kurrizore, trauma të brendshme) apo sëmundjet si diabeti dhe skleroza e shumëfishtë, si dhe në raste të lindjeve të vështira ndikojnë në inkontinencën urinare.

Konstipacioni/kapsllëku nëse është një problem kronik ka ndikim në inkontinencën urinare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.