“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Pse janë të rrezikshme bombulat e oksigjenit pa recetë mjekësore?
Mjeku: – Nëse kemi një bombul oksigjeni në shtëpi dhe padashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë, afër sobës ose afër ndonjë rezistence çfarë ndodh ???? (Mbase një shpërthim i bombulës si rezultat i presionit të oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë “Over-Pressure”
– Nëse bombulën e afrojmë në një temperaturë të ftohtë dhe nëse bombula rrëzohet, valvula mund të thyhet (pasi në temperatura të ftohta metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Nëse valvula thyhet, presioni është aq i lartë saqë përsëri bombula mund të shpërthejë dhe mund të shkaktoje dëme të mëdha materiale dhe dëme njerëzore (humbje jete)
– Personat të cilët kanë vleren e oksigjenit nën 80 do u presohet oksigjen 15 – 20 Litra në minutë (Sasi shumë e larte e presures në Mushkeri / Pulmone) kjo mund të shkaktojë rupture ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërisë duke i shkaktuar hemorragji nga Presura e Manometrit.
– Nëse manometri dëmtohet, çfarë ndodh? Dëmtimi i manometrit do të thotë që ne nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për tu aplikuar tek pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkërive duke i shkaktuar Rupturen (çarje dhe hemorragji)
KËSHILLAT:
1- Në këtë kohe pandemie e rëndësishme është të kemi një Puls-Oksimeter në familje ku çdo ditë të masim vlerën e oksigjenit në gjak.
2- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93 – 85 përdorni Gjeneratorët e Oksigjenit (jane të sigurtë)
3- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84 – 60 (personi duhet të dërgohet për trajtim më të specializuar në qendren spitalore për trajtimin e sigurtë me oksigjeno-terapi)
4- Mbroni veten me anë të maskës qoftë dhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë së madhe të elementit viral (Covid-19)
5- Disinfektoni duart shpesh herë me alkool mbi 70% ose disinfektante me përmbajtje alkooli.
6- Mbani distance të paktën 1 metër nga tëe tjerët.
7- Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli.
8- Aplikoni gjimnastikë apo vrapim të lehtë në mëngjes dhe në darkë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.