Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se çmimi i lartë i karburantit në vendin tonë është pasi qytetarët paguajnë edhe taksën e qarkullimit. Në një komunikim me gazetarët, kreu i qeverisë tha se në vendet e tjera, kjo taksë paguhet më vete.
Rama tha se integrimi i taksës së qarkullimit në çmimin e naftë është bërë që në qeverinë e kryeministrit Berisha.
“Në çmimin e karburantit në Shqipëri është brenda e gjithë struktura e taksës së qarkullimit e kështu me radhë. Nëse i ndajmë këto siç i kanë vendet e tjera, ku paguhet dy herë, atëherë vijmë në parametrat mesatarë të çmimit kudo. Pra në vendet e tjera paguhet dy herë. Si ta shpjegoj këtë.
Shkohet paguhet veç taksa e qarkullimit. Këtu është e integruar që në qeverinë e paraardhëse dhe është nga të paktat gjëra të mençura që ka bërë qeveria paraardhës Në tërësinë e vet nuk i kushton më shumë qytetarit këtu sesa jashtë. Sepse jashtë paguhet veç, është një çështje strukturore e çmimit”, tha Rama.