Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se shpreson që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të lënë anash dallimet e tyre për të promovuar sigurinë globale.
Sipas një komunikate të Kremlinit, Putin i ka uruar sukses Bidenit dhe ka thënë se “sa më përket mua, unë jam gati të bashkëpunoj dhe kontaktoj me ju”, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.
Në telegramin e urimit për Bidenin, Putin ka thënë se shtetet e tyre “kanë përgjegjësi për siguri globale dhe stabilitet”.
Presidenti rus është një ndër liderët e fundit të shteteve të mëdha në botë që nuk ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së deri më tani.
Fitorja e Bidenit është konfirmuar nga Kolegji Zgjedhor të hënën.