MENU
klinika

Bisedimet me tre kompanitë e vaksinave

Rama: Në mes të Janarit fillon vaksinimi në Shqipëri, jam njish

29.12.2020 - 11:12

Kryeministri Rama lajmëron se në mes të muajit Janar 2021, në Shqipëri do të nisë vaksinimi për Covid-19. Të parët që do e marrin vaksinën, sipas shefit të Qeverisë, do të jenë mjekët dhe infermierët.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama ka lajmëruar se Shqipëria është në bisedime me tre kompanitë më të mëdha të vaksinës, Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. “Kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë dhe shqiptarët, jam njish”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Ne do fillojmë vaksinimin brenda janarit dhe në mes të janarit do jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin. Në radhë të parë me mjekët dhe infermierët, pastaj me grupet e tjera vunerabël. Mësuesit, policët dhe më të moshuarit më pas. Jemi në diskutime dhe me AstraZenecan dhe me Modernën. Dhe shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer.

Kjo është arsyerja pse iu mbetet në këtë fazë një punë intensive komunikimi nga të katërta anët (iu drejtohet gazetarëve). Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar që ditën e parë asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme. Te gjithë ata që kanë aksese kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme.

Kjo situatë do lehtësohet në shkurt dhe pastaj do të jetë me lehtë në tremujor. Këtu do jemi dhe kështu do ndodhi. Kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë dhe shqiptarët, më falni për modestinë, jam njish.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!