15.12.2020 - 12:12
Kryeministri Rama njofton se vaksina anti-Covid që do të vijë në Shqipëri, do të jetë falas për të gjithë.
Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se pavarësisht se do të jetë falas, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Por kryeministri, apeloi që të gjithë ta bëjnë atë kur të mbërrijë në vendin tonë.
“Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, por nuk do të jetë e detyrueshme. Unë do të doja që çda qytetar të vaksinohet”, u shpreh Rama, teksa foli dhe për buxhetin e 2021.