MENU
klinika

BE e padrejtë në ndarjen e saj për Ballkanin Perëndimor

Rama: Vaksina anti Covid në fillim të vitit

24.12.2020 - 12:27

Kryeministri e Edi Rama në një komunikim me gazetarët këtë të enjte është shprehur se vaksina në vendin tonë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe afati përfundimtar është brenda dy muajve pa dhënë një datë fikse.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se BE në ndarjen që ka bërë për shpërndarjen e vaksinës ka vepruar në mënyrë të padrejtë pasi për Ballkanin Perëndimor ka theksuar se do të lërë tepricat por çështja është se nuk ka asnjë tepricë për të pas një gjë të tillë.

Gjithashtu Rama ka deklaruar se shqiptarët duhet të kenë besim pasi nëse do të jetë nevoja që për të marrë vaksinën i duhej të bëjë lypsin këtë do e bëjë pa hezituar.

“Nuk ka asnjë kjo është varësisht dhe ne jemi në punë për këtë çështje, duhet të kemi parasysh se ndryshe nga çfarë thuhet në media dhe ndryshe është realiteti i situatës me vaksinën shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha në lidhje me pritshmëritë janë shumë të vogla por akoma nuk kanë thënë asgjë. Nuk është ende e bërë transparente pasi kërkesa është më e lartë se oferta dhe sasia e prodhimit është shumë më e vogël se nevoja dhe ky është një problem i madh në fazën e parë pasi kompanitë po harrojnë fazën e prodhimit.

Pfizer që është dhe vaksina e aprovuar në SHBA sasia kryesore është atje. Nuk del asnjë dozë nga SHBA drejt vendeve tjera ne jemi në komunikim me tre kompanitë e miratuara për vaksinën dhe unë jam shumë besimplotë dhe në një komunikim me vendet mike pasi BE ka marr një vendim për të ardhur keq pasi për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen tepricat por nuk ka teprica.

Ne jemi në komunikim dhe ajo që unë di është se nuk do të mbetemi pas tjerëve por ne fillim të vitit të ardhshëm ne do të fillojmë vaksinimin. Kam folur për dy muajt e ardhshëm mund të jetë më shpejt ose jo ndaj nuk po jap një datë fikse. Ajo që unë theksoj është se për fat të keq çështja e vaksinës, është diplomaci, marrëdhënie diplomatike, një luftë e madhe që po bëhet nga të gjithë shtetet për të pasur një sasi sa më të mëdha është si radha e qumështit në kohët e dikurshme, që në vend të banorëve që dilnin për shishen e qumështit tani janë shtet. Por siç e kam theksuar kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë e bëj më mirë se çdo kush“, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN