MENU
klinika

Protestat/ ''E frikshme si i gjuajnë me gaz lotsjellës!"

Robert Budina: Turp i madh që merren me minorenë!

13.12.2020 - 20:26

Regjistori Robert Budina ka komentuar për News24 nga sheshi ‘’Skënderbej’’ protestën e 5-të të qytetarëve për vrasjen e Klodian Rashës.

Budina ngre shqetësimin për pjesëmarrjen e minorenëve, duke e cilësuar si turp që Policia merret me ta dhe i hedh gazlotsjellës fëmijëve 16-17 vjeç sikur të ishte diçka normale.

Ai thekson se kryeministri po tallet me popullin duke i quajtur adoleshentë dhe i ka bërë thirrje Ramës që të shkarkojë drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut pasi sipas Budinës ai po kryen krim pas krimi.

”Po bënin veprime fare të thjeshta të disa njerëzve, por policia do të tregojë që është e fortë ndaj disa njerëzve të paarmatosur, vetëm me disa parulla. Është presion psikologjik ndaj njerëzve. E frikshme si i gjuajnë fëmijëve 16-17 vjeçar me gaz, sikur të ishte e thjeshtë, normale për t’i shpërndarë. Kjo tregon se janë në grahmat e fundit.

Si munden disa minorenë që të rrijnë 5 ditë rresht rrugëve. Turp i madh që Policia merret me minorenë. Brenda revoltës ka një bazë pakënaqësie se si Policia është sjellë në Unazën e Re, Bregu i Lumit, si i shpronëson, Shqiponjat si një repart politik për të shpërndarë protestat, sa që vranë edhe atë të riun. S’mund ta pakësosh në një revoltë adoleshentës. Nëse shteti dje ishte më agresiv, sot e dien se do bien. Kryeministri duhet të shkarkojë urgjent Ardi Veliun, se po kryen krime të njëpanjëshme se po fut adoleshentë të mitur në burg. S’mundet të matet një polic me armë në brez, me një të mitur, që ka fjalën dhe tek tuk ndonjë gur, dhe guri s’mund të çajë atë mburojën me taksat tona. Edhe pak janë, se do ikin. Janë ata fëmijë që duan të ikin nga Shqipëria, që nuk ka babai t’iu japë bukë. Kjo shoqëri duhet t’i thërrasë mendjes. Mos dalin adoleshentët, por prindërit e tyre dhe t’i tregojnë vendin pushtetit. Po tallet me vetë popullin e tij ky, ca adoleshentë që janë blerë nga Presidenti, vetëm një kryeministër pervers e thotë këtë. Një mendje perverse të tallet me këtë.”- tha Budina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rrahje në komisariate nga policë të veshur civilë”

Avokati i Popullit raport për protestat në Tiranë. Çfarë zbulon nga dëshmitë?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!