MENU
klinika

Dritë jeshile

Rregullatori i BE-së pritet të miratojë vaksinën Pfizer

21.12.2020 - 10:15

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i japë sot dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar bashkërisht nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe ajo gjermane, BioNTech.
Miratimi i agjencisë do t’iu hapë rrugën 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të nisin vaksinimin përpara fundit të vitit.

Sapo të miratohet, Komisioni Evropian pritet të nënshkruajë zyrtarisht përdorimin e vaksinës.
Agjencia e Barnave ka planifikuar ta marrë vendimin javën e ardhshme, por ajo është vënë nën presion nga vendet e BE-së, pasi Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar vaksinën më shpejt. Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive. Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Koronavirusi ka prekur mbi 77 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 43 milionë janë shëruar. Në Evropë, Franca ka numrin më të madh të të infektuarve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar numrin më të madh të viktimave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!