MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa vitaminë C duhet të marr gjatë fazës së ushqyerjes me gji?

15.12.2020 - 10:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Sa vitaminë C duhet të marr gjatë fazës së ushqyerjes me gji?

Mjeku: Doza minimale e përditshme e rekomanduar është rreth 90 mg, ndërsa për duhanpirësit dhe gratë në fazën e ushqyerjes me gji këshillohet një suplement prej 30-35 mg në ditë. Kjo masë mund të arrihet pa vështirësi nëse ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta e perime (vetëm një portokall ka pothuajse 80% të dozës së përditshme të rekomanduar).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.