MENU
klinika

Raporti i GRETA

Shqipëria ende burim trafikimi për gratë, tanimë përdoren rrjetet sociale

15.12.2020 - 11:48

Në raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Grupi i Ekspertëve i Këshillit të Evropës (GRETA) vlerëson se ka pasur një progres të madh, megjithatë theksoi se vendi ka ende shumë punë për të bërë.

GRETA i konsideron pozitive, ndryshimet në legjislacionin e vendit për të forcuar të drejtat drejtat dhe viktimave, në raport me situatën e paraqitur në vitin 2016 dhe vlerësoi krijimin e një Grupi Këshillues për viktimat nga Zyra  Kombëtare e Koordinimit Kundër Trafikimit.

GRETA  nga ana tjetër shprehet e shqetësuar se ka pasur vetëm një vendim penal për kompensimin e një viktime deri tani dhe ende mungon një skemë e mirëfilltë e kompensimit. Prandaj ajo nxit autoritetet shqiptare të marrin masa për të lehtësuar dhe garantuar kompensimin e viktimave të trafikimit.

Ekzistenca e një njësie të specializuar policore është mesë e mirëpritur, por ngelet gjithmonë e shqetësuar për shkallën e ulët të dënimeve.GRETA u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të siguruar që rastet të hetohen në mënyrë aktive, duke përdorur teknika speciale të hetimit dhe duke kryer hetime financiare me qëllim mbledhjen e provave.

Sipas raportit, ekziston një nevojë për të përmirësuar mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve të trafikimit, si dhe anëtarëve të familjes së tyre, kundër hakmarrjeve ose kërcënimeve që mund të pësojnë këta njerëz dhe i bëhet thirrje autoriteteve t’i kushtojnë vëmendje më të madhe zbulimit të rasteve të trafikimit me qëllim të shfrytëzimit si dhe identifikimin e viktimave midis azilkërkuesve dhe emigrantëve.

Në raportin e GRETA, theksohet se Shqipëria mbetet kryesisht një vend i origjinës për viktimat e trafikimit, kryesisht të gjinisë femërore me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre dhe tanimë trafikantët po përdorin rrjetet sociale për të rekrutuar viktima duke postuar oferta false.

Ekziston gjithashtu një rritje e trafikimit të brendshëm, veçanërisht ai i fëmijëve, të cilët i nënshtrohet shfrytëzimit seksual ose duke kërkuar lëmoshë.  Raporti vë në dukje se fëmijët e komuniteteve romë dhe egjiptian janë në rrezik në rritje për t’u viktimizuar.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!