MENU
klinika

Rishikohet buxheti për herë të katërt

Shtohen fondet për shëndetësinë dhe zgjedhjet

16.12.2020 - 16:13

Është rishikuar sot për herë të katërt buxheti për vitin 2020. Ministrja e Financave Anila Denaj, në një konferencë për mediat njoftoi se do të shtohen fondet për shëndetësinë dhe për zgjedhjet.

Denaj deklaroi se 673 milionë lekë financim shtesë do të shkojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa, 1 miliardë lekë do shkojë për skemën e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë dhe 1.4 miliardë lekë do shkojnë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Ministrja njoftoi po ashtu se 400 milionë lekë do të shkojnë për spitalet në shërbim të situatës së pandemisë.

FJALA E PLOTË E DENAJT

Qeveria Shqiptare ditën e sotme ka miratuar Aktin Normativ për Buxhetin e vitit 2020. Bazuar në vlerësimet me të fundit të situatës makro-fiskale, ka ndërmarrë proçesin dhe ka përgatitur skenarin e rishikimit të buxhetit 2020.

Ky rishikim lidhet me nevojën dhe emergjencën për të qenë sa më pranë qytetarëve në prag të fundit të vitit, duke realizuar dy 2 objektiva kryesorë:

Financimin e shpërblimit të fundvitit për kategorinë e pensionistëve, në masën 3.4 miliardë lekë për 680 mijë pensionistë, gjyshe dhe gjyshër në të gjithë vendin;Shtesën e fondeve për financimin e skemës së Ndihmës Ekonomike & Paaftësisë, në masën 1 miliardë lekë, për mbi 160 mijë persona dhe mbi 60 mijë familje.

Në aktet e mëparshme normative Qeveria reflektoi masat emergjente për situatën, në kushtet e një dinamike të re dhe të paparashikueshme nga pandemia Covid-19.

Siguruam mbështetje të qenësishme për Shëndetësinë, qytetarët dhe sipërmarrjen.

Siç edhe theksova dje, në Forumin Ekonomik me Kryeministrin, reagimi I shpejtëi Qeverisë Shqiptare i dha frymëmarrje situatës, në mbështetje të:

me shume se 300,000 individëve me pagesa në mënyrë të drejtpërdrejt;me shume se 100,000 bizneseve to vogla me paketen e lehtesise fiskale duke zeruar tatim fitimin dhe rritur pragun e tvshme shume se 1500 bizneseve të mesme e të mëdha nëpërmjet skemave të garancisë sovrane dhe nxitjes së punësimit të cilat do vijojnë edhe për vitin tjetër

Ndërkohë në Aktin e fundit Normativ, shtruam rrugën për qendrueshmërinë e financave publike duke përdorur funksionin stabilizues të buxhetit të shtetit, si në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe 2021 e në vijim.

Më lejoni të theksoj që ky Akt Normativ, nuk sjell ndryshime të tërësinë e parametrave fiskalë dhe indikatorëve makroekonomikë për vitin 2020, parashikuar në Akti Normativ të muajit Korrik.

Parashikimet për impaktin e COVID-19 në ekonomi ende mbeten ende:

në nivelet e një impakti negativ prej -6.1%,të një deficiti buxhetor në nivelin -132.9 miliardë lekë ose rreth 8.4% e PBB-sëborxhi publik që i qëndron nivelit të përcaktuar në Aktin e fundit Normativ.

Sikurse tashmë e dini, të gjithë këta indikatorë pasohen nga një vit i ardhshëm më perspektivë më pozitive.

Rritja ekonomike parashikohet në 5.5 % në vitin 2021 dhe pritet te konvergoje rreth nivelit prej 4 % përgjatë periudhës afatmesme në vijim.Rritja ekonomike dhe punësimi, do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7.3% e PBB-së .Defiçiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB.

Vullneti i Qeverisë Shqiptare ka qenë në vazhdimësi për një mbështetje të vazhduar për qytetarët.

Viti 2020 apo 2021 nuk përbëjnë dallim!

Për të vijuar me ndryshimet e këtij Akti Normativ, po sjell në vëmendje vetëm disa nga rialokimet kryesore të vendimit të Qeverisë:

   *Pensionistët

Nga ky shpërblimi përfitojnë:

677 906 pensioniste dhe përfitues te tjerë nga të cilët:mbi 543250 jene pensionistë në pension pleqërie,74,033 persona në pension invaliditeti, 42,646 me pension social,9,932 persona në pension familjar, dhe mbi 8045 persona te tjerë qe në pension te parakohshëm apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish – ndërmarrjeve ushtarake.

Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Po ashtu në fund të këtij viti, Qeveria po alokon një shtesë të fondevepër Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale me 1.4 miliardë lekë

Këtu më lejoni të theksoj se:

1 Miliardë lekë nga kjo shtesë do të shkojë për skemën e Ndihmës Ekonomike & Paaftësisë, si rrjedhojë e specifikave të përdorimit të saj gjatë vitit 2020, të karakterizuar nga pasojat sociale të Pandemisë Covid-19. Më konkretisht:

Pagesa e PAK, rreth 816 milionë lekë për 169 mijë e 530 individë. Pagesa e NE, rreth 184 milionë lekë për rreth 69 mijë e 371 familje në të gjithë Shqipërinë.

Infrastruktura dhe Energjetika

Ky Akt Normativ parashikon gjithashtu një shtesë prej 4.4 miliardw lekw për Infrastrukturën dhe Energjitikën, për vazhdimin e projekteve prioritare, nga të cilat alokojmë fondin prej 200 milion lekë për shpenzime shpronësimi dhe shlyerje e detyrimeve në sektorin e infrastrukturës.

Ujësjellës Kanalizime – Reforma e Ujit

Reforma e Ujit vazhdon të mbetet prioritet edhe në fund të këtij viti. Ja përse, në këtë Akt Normativ, kemi parashikuar një financim shtesë prej 2.9 miliardë lekë për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi, per permiresimine furnizimit me uje te popullsise.

Për të asistuar sektorin, Qeveria Shqiptare ka parashikuar gjithashtu shtesën e fondeve në masën 420 milionë lekë përsubvencionin e ndërmarrjeve ujesjellës-kanalizime sh.a, , përkatësisht për:

Shlyerjen në masën 100% të stokut të detyrimeve të prapambetura në zërin kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përmes akordimit të fondit 300 milionë lekë për këtë qëllim;Shlyerjen në masën 20% të stokut të detyrimeve të prapambetura në zërin tatim fitimi, përmes akordimit të fondit 120 milionë lekë për këtë qëllim.

Arsimi

Ky Akt Normativ, nuk lë pas dore as Arsimin, ku Qeveria po alokon fondin shtesë prej 100 milionë lekë, ne programin e kerkimit shkencor për Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

   Reforma në Drejtësi

Prej vitit 2016, Qeveria Shqiptare ka shpenzuar 4.45 miliardë lekë për Reformën në Drejtësi.

Në buxhetin e këtij viti, kemi vijuar mbështetjen me një angazhim buxhetor për reformën me 5.3 milardë lekë dhe 668 personel shtesë për institucionet e drejtësisë.

Dhe më tej në tërësi buxheti për sistemin e drejtësisë do të jetë 7.5 miliardë lekë në vitin e ardhshëm.

Në këtë Akt Normativ akordojmë edhe fond prej 97 milionë lekë për ngritjen e sistemeve mbeshtetese per funksionimin e godinës së SPAK dhe BKH.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, rialokimet në Buxhetin e vitit 2021 përfshijnë:

Një financim shtesë në masën 673 milionë lekë për mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve të vitit 2021:

në dy projekte prioritare të KQZ, përkatësisht: “Projektin e Identifikimit Elektronik te Zgjedhesve” dhe“Projektin pilot te Votimit dhe Numerimit Elektronik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundimi i misionit/ Rekomandimi i FMN

Çfarë do të bëjë qeveria për periudhën 2021- 2023?