“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje. Vajza ime është 19 vjeçe. Ka një kist në anën e majtë. Është 6 cm. Mjeku thotë se ajo probleme gjinekologjike kistemund të shpërthejë edhe vetvetiu ose nëse nuk shpërthen, duhet të ndërhyjmë. A ka ndonjë ilaç që mund ta kurojmë edhe pa ndërhyrje?
Mjeku: Kistet në vezore deri në 6 cm, kur janë të pastra në ekzaminin ekografik e nuk ju japin shqetësime me ciklin menstrual apo dhimbje, thjesht monitorohen çdo 3 apo 6 muaj, te mjeku specialist. Kistet në këtë madhësi nuk ndikohen nga ilaçe, ata ose monitorohen kur nuk japin shqetësime, ose mund të zvotohet (boshatiset) me anë të një ageje të hollë me anë të sondës ekografike. Alternativa tjetër është me atë të sondës laparaskopike ose mënyra klasike me anë të incizionit laparatomik. Por, duhet theksuar se kisti apo kistet mund të riformohen. Prandaj, ndoshta vetëm monitorimi dhe plasja vetë e kistit është mënyra më e preferuar si menaxhim mjekësor.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.