Komisioni Europian bën sot me dije se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian. Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” KE thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.
“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE.
“Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata. Kujtojmë që Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.
After being carefully packed, batches of the newly approved #COVID19 vaccine are being dispatched to the 27 🇪🇺 countries.
These vaccines will soon be arriving at their destination to be used during the #EUVaccinationDays on 27, 28 and 29 December. pic.twitter.com/2BZCo6N7vb
— European Commission 🇪🇺 (@EU_Commission) December 24, 2020