“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si ta kuptoj nëse kam mungesë të vitaminës A?
Mjeku: Disa nga shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të kësaj vitamine.
- Lëkurë e thatë
- Rënie të shikimit gjatë natës
- Shfaqje të akneve
- Probleme me konceptimin
- Shërim të ngadaltë të plagëve
- Rritje të ngadaltë të trupit
- Sy të thatë
Për të marrë sasinë e duhur të vitaminës A ju duhet të hani ushqime të tilla si salmon, patate të ëmbla, spinaq, vezë dhe karrota.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.