MENU
klinika

Shenjat

Si ta kuptojmë nëse bebet kanë infeksione urinare?

14.12.2020 - 11:11

Mos prisni të njëjtat shënja si tek të rriturit; shumë prej tyre lidhen kryesisht me moshën. E vecanta është se në moshat e vogla, në plan të parë dalin shënja të cilat largojnë vëmëndjen nga këto sëmundje, cka bën që shpesh të mbeten të pa zbuluara në kohë.

Infeksionet urinare në të porsalindurit

Në këtë moshë mungojnë shënjat tipike. Në vënd të tëmperaturës së lartë, mund të ketë ulje të saj. Zbehja, përgjumësija, mospirja si duhet, të vjellat ose diareja, njollat e kuqe në pelena, mos shtimi në peshë, shënjat e humbjes së lëngjeve – janë disa nga treguesit që duhet të tërheqin vëmëndjen për një IU (Infeksion Urinar).

Në cdo rast dyshimi, fillimisht duhet kërkuar analiza e urinës, urokultura dhe Echo. Një pjesë e mirë e IU, zhvillohen në terenin e keqformimeve të sistemit urinar. Duke u nisur nga kjo, krahas mjekimit të infeksionit, duhet thellim në kërkim të shkaqeve favorizuese.