MENU
klinika

Njoftimi i ambasadës

Të gjitha rregullat e reja që duhet t’i dini para se të udhëtoni për në Gjermani!

15.12.2020 - 11:46

Ambasada gjermane në Shqipëri ka dhënë një informacion të rëndësishëm për rregullat që duhen të ndjekin qytetarët që duan udhëtojnë në Gjermani, për shkak edhe të situatës së koronavirusit.

Ambasada njofton se do të duhet të futen në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Një këshilli ambasada kishte edhe për qytetarët gjermane qe duan te udhetojne në Shqiperi.

“Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani”

Njoftimi i plotë i ambasadës

I Informacione aktuale të rëndësishme për udhëtimet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë:

❗❗❗ Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë vazhdon të jetë i vlefshëm ❗❗❗ Për udhëtimet hyrëse në drejtim të Gjermanisë vlejnë rregullat e karantinës dhe E RE: Regjistrimi elektronik i hyrjes ❗❗❗

❗❗❗ Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë kushtëzuar nga COVID-19 vazhdon të jetë i vlefshëm ❗❗❗

Nëse gjatë këtij dimri planifikoni të udhëtoni në drejtim të Shqipërisë lutemi të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale paralajmëron edhe më tej për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme në drejtim të Shqipërisë (përfshirë pushimet, lejen për në vendlindje, vizita te të afërmit etj.). Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani, nëse gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit merren masa të tjera kufizuese për kufizimin e udhëtimeve dhe / ose të jetës publike. Lutemi të mbani gjithashtu në konsideratë, që në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman.

❗❗❗ Gjatë udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani vlen thuajse gjithnjë detyrimi për karantinim 10-ditor ❗❗❗

Gjatë hyrjes në Gjermani – pavarësisht nëse udhëtoni me avion, apo në rrugë tokësore me autobus apo automjet privat – ndërsa ktheheni nga Shqipëria apo nga një zonë tjetër risku me Covid-19:

🔺 duhet që përpara hyrjes të regjistroheni në ëëë.einreiseanmeldung.de dhe dëshminë e regjistrimit ta mbani me vete,

🔺 pas hyrjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj dhe të vendoseni nën një regjim vetëizolimi / karantine 10-ditore (në pjesën më të madhe të rasteve karantina nuk mund të zëvendësohet më prej një testi të bërë direkt para apo pas hyrjes në Gjermani); Informacione më të sakta për çdo land federal mund të merrni pranë qendrës shëndetësore, që është përgjiegjëse për destinacionin tuaj në Gjermani.

🔺 E rëndësishme: rregullat e karantinës kanë të bëjnë vetëm me ata persona, të cilëve aktualisht u lejohet të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ato nuk nënkuptojnë shfuqizim apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimeve hyrëse.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!