MENU
klinika

Nga The New York Times

Trump nuk ka besuar kurrë në demokraci!

14.12.2020 - 17:39

Opinion nga:

Ai dëshiron të përdorë pushtetin pa e fituar atë në mënyrë legjitime. Përpjekja e vazhdueshme e Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve – duhet të theksohet se është një përpjekje e mbështetur nga shumë republikanë në Kongres dhe nuk është asgjë më pak se një përpjekje për një grusht shteti pa gjak.

E vetmja mënyrë që Trump mund të arrijë qëllimin e tij për të mohuar fitoren e Joe Biden, të arritur me të drejtë do të ishte nëse disa njerëz ose subjekte – legjislaturat e shtetit, gjyqtarët ose Gjykata e Lartë – do të bien dakord për të hedhur miliona vota legjitime. (Vlen gjithashtu të theksohet se shumë prej juridiksioneve që diskutohen janë në lidhje me votat e njerëzve me ngjyrë).

Por një disfatë e ashpër në Gjykatën e Lartë, e përbër me tre gjyqtarë të zgjedhur nga vetë Trump, duket se ka bllokuar derën në çdo rrugë ligjore që Trump mund të ketë hapur në përpjekjen e tij të egër për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor do të takohen të hënën dhe do të zgjedhin presidentin e ardhshëm. Duke përjashtuar çdo zhvillim të jashtëzakonshëm dhe të paparë, ata do të zgjedhin Joe Biden, siç e kanë bërë njerëzit tashmë.

E megjithatë, të Shtunën Trump vazhdoi të këmbëngulte në Twitter se “FITUAM ZGJEDHJET” dhe se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i pasaktë: “Ky është një gabim i madh dhe i turpshëm i drejtësisë. Njerëzit e Shteteve të Bashkuara u mashtruan dhe vendi ynë u turpërua.” Të njëjtën ditë, Trump mori pjesë në një tubim me thirrje, “Stop vjedhjen” në Freedom Plaza të Uashingtonit.

Ai vazhdon të gënjejë mbështetësit e tij, duke u thënë atyre – pjesërisht nga krenaria, pjesërisht nga një kërkim i etur për pushtet – se u mashtrua dhe se ai në të vërtetë fitoi zgjedhjet. Shumë prej tyre e besojnë atë. Mediat e krahut të djathtë e kanë ndihmuar atë në mashtrimin e tij, ashtu si zyrtarët republikanë, ose përmes shpalljeve të tyre publike ose përmes heshtjes së tyre.

Të Dielën, Steve Scalise nga Luiziana, u shfaq në “Fox Neus Sunday” dhe tha:

“Nëse doni të rivendosni besimin nga miliona njerëz që janë ende shumë të zhgënjyer dhe të zemëruar për atë që ka ndodhur, kjo është arsyeja pse ju duhet të ndryshoni të gjithë këtë sistem”. Por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë me rivendosjen e besimit në zgjedhjet tona; përkundrazi, ka të bëjë me lejimin e Trump që ta degradojë më tej atë besim. Shumë republikanë janë bashkëpunëtorë në këtë krim kundër demokracisë sonë. Trump është ende duke u përpjekur të vjedhë këto zgjedhje.

Se një shumicë e të gjithë republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve shprehën mbështetje për procesin pa kuptim të Teksasit më sinjalizon se ndryshimi midis liberalëve dhe konservatorëve nuk ka të bëjë më me vlerat; tani bëhet fjalë për një besim themelor në demokraci.

Republikanët duket se thonë se jo të gjitha votat kanë rëndësi ose duhet të numërohen. Kjo është shtypja e votuesve në shkallët më të mëdha, sepse është një përpjekje për fshirjen e votuesve, për të eleminuar votat që janë hedhur dhe numëruar tashmë.

Gjatë gjithë kohës, Trump ka vazhduar të përdorë ndarjen dhe mashtrimin që ai ka krijuar për të mbledhur para. Ai tani ka mbledhur më shumë se 200 milion dollarë në donacione në mbështetje të rinumërimeve të tij të rreme të zgjedhjeve.

Por, siç raportoi The New York Times më parë këtë muaj:

“Aparati i fushatës së Trump ka vazhduar të kërkojë dhurime në mënyrë agresive nën maskën e mbështetjes së sfidave të tij të ndryshme ligjore për zgjedhjen e Joseph R. Biden Jr., por që tani 75 përqind e donacioneve shkon në një komitet të ri të veprimit politik që Trump formoi në në mes të nëntorit, deri në kufirin ligjor të PAC prej $ 5,000. 25 përqindëshi tjetër shkon në Komitetin Kombëtar Republikan. Vetëm nëse një donator jep më shumë se 6,000 dollarë, ndonjë fond shkon në llogarinë zyrtare të ‘rinumërimit’ të zotit Trump.”

Trump e ka kuptuar që përpjekja për të vjedhur presidencën është më fitimprurëse sesa të jesh president, kështu që ai nuk do të ndalet. Ne jemi dëshmitarë të një prej dhuratave më të mëdha në historinë e presidencës.

Presidenca i dha Trump diçka që ai gjithmonë dëshironte, por kurrë nuk e posedonte: vëmendje të vazhdueshme dhe fuqi reale, legjitime. Dhe, pasi të shijohet, pushteti dëshirohet përgjithmonë.

Trump kurrë nuk ka besuar në demokracinë amerikane. Ai kurrë nuk ishte student i historisë. Ai kurrë nuk ishte vërtet patriot.

Kur ai paralajmëroi sjelljen e tij aktuale në 2016 duke refuzuar të thoshte se do t’i pranonte rezultatet e atyre zgjedhjeve si legjitime nëse nuk do të fitonte, ne e dinim. Kur ai afrohej me diktatorët e botës dhe hidhte poshtë aleatët tanë, ne e dinim.

Trump dëshiron të vendosë një diktaturë pas një vello të demokracisë. Ai dëshiron të përdorë pushtetin pa e fituar atë në mënyrë legjitime.

Ai dëshiron të manipulojë turmën e tij dhe t’i japë përparësi para masave që e kundërshtojnë atë.

Po, Trump po përpiqet të bëjë një grusht shteti, pavarësisht nëse doni ta quani ashtu. Por, pa marrë parasysh se si vendosni ta quani diçka, do të jetë gjithsesi ajo që është.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tentativa e tij e fundit për të sfiduar zgjedhjet!

Gjykata e lartë refuzon padinë e Trump për Teksasin