MENU
klinika

COVID-19

Turqia kërkon test negativ PCR për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë…

26.12.2020 - 10:59

Turqia do të kërkojë që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore duke filluar nga 28 dhjetori dhe të gjithë udhëtarët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore, tokësore dhe detare duke filluar nga 30 dhjetori, të kenë me vete rezultat negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë para nisjes së tyre, njoftoi ministri i Shëndetësisë.

“Përndryshe, ata nuk do të lejohen të hyjnë në vend”, tha në Twitter ministri Fahrettin Koca, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim, Koca tha se Turqia ndjek zhvillimet më të përditësuara  shkencore dhe po merr masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë, e cila vazhdon të kërcënojë botën.

“Ata që nuk kanë rezultat negativ të testit PCR nuk do të lejohen të hyjnë në aeroplan në rrugën për në Turqi”, shtoi ai.

Ai tha se ishin të nevojshme masa të reja për mbërritjet ndërkombëtare në Turqi për shkak të rritjes së numrit të rasteve në gjithë botën dhe përshpejtimit të pandemisë.

“Ata që nuk paraqesin testin e tyre (negativ) në portën kufitare kur të hyjnë në vendin tonë do të futen në karantinë në adresat ku ata banojnë. Kjo masë do të vazhdojë deri më 1 mars 2021”, thuhet në deklaratë.

Më herët, linja ajrore kombëtare Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se i detyron të gjithë pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare të paraqesin rezultat negativ të testit të koronavirusit PCR jo më të vjetër se 72 orë para hipjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!