Vaksinat kundër koronavirusit mund të mos arrijnë tek një e katërta e njerëzve në botë deri në vitin 2022, zbulon studimi.
Pak më shumë se gjysma e të gjitha dozave të planifikuara të vaksinave të koronavirusit janë blerë nga vendet me të ardhura të larta si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia, që do të thotë se sa një e katërta e popullsisë së botës nuk do të mund të vaksinohen deri në vitin 2022, njoftuan studiuesit.
Këto vende të pasura kanë porositur paraprakisht afër 7.5 miliardë doza vaksinash Covid-19, të mjaftueshme për të vaksinuar 3.76 miliardë njerëz, zbulon universiteti Johns Hopkins Bloomberg.
Në kohën kur u shkrua raporti, SHBA llogarisnin një të pestën e të gjitha rasteve globale Covid-19 por kishin rezervuar 800 milion doza të vaksinës. Japonia dhe Australia përbënin më pak se 1% të rasteve, por kishin ndarë 1 miliardë doza.
Studiuesit parashikuan që 13 prodhuesit kryesorë të vaksinave që punojnë në vaksinat e koronavirusit kanë kapacitetin e mundshëm për afër 6 miliardë vaksina deri në fund të vitit 2021.
“Pak më shumë se gjysma (51%) e këtyre dozave do të shkojnë në vendet me të ardhura të larta, të cilat përfaqësojnë 14% të popullsisë së botës. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë pjesën e mbetur, pavarësisht se këto vende që përbëjnë më shumë se 85% të popullsisë së botës “, shkruajnë ata në raportin e tyre, botuar në BMJ.
“Edhe nëse të gjithë këta prodhues të vaksinave do të kishin sukses në arritjen e kapacitetit të tyre maksimal të prodhimit, të paktën një e pesta e popullsisë së botës nuk do të kishte qasje në vaksina deri në vitin 2022.”
Megjithatë ka një përpjekje për ta shmangur këtë. COVAX, e koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, iniciativa globale e vaksinave Gavi dhe Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), po përpiqet të ndërtojë kapacitet prodhues për 2 miliardë doza të vaksinës koronavirus.