23.12.2020 - 17:10
Zbulohen edhe dy raste të reja me versionin e ri “më të transmetueshëm” të koronavirusit në Britaninë e Madhe, që besohet se ka ardhur nga Afrika e Jugut.
Sekretari i Shëndetit Matt Hancock tha se të dyja këto raste janë kontakte të personave që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut gjatë javëve të fundit.
“Ky variant është tepër shqetësues sepse është edhe më i transmetueshëm, dhe duket se ka arritur të pësojë mutacion edhe më tepër nga varianti i ri që u gjet në Britani”, tha Hancock.