MENU
klinika

Shifrat tronditëse

95% e vaksinave antiCovid-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

15.01.2021 - 09:49

Shefi europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se 95% e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 të shpëndara në të gjithë botën deri më tani janë përdorur në vetëm 10 vende.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë, drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge theksoi ndoshta temën më të përsëritur të kësaj agjencie gjatë pandemisë së koronavirusit se për të ndalur në mënyrë efektive virusin, vaksinat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë, me kombe mes vendeve me të pasura dhe atyre të varfëra të botës.

Në përpjekjen globale për t’i dhënë fund pandemisë, zoti Kluge tha, “kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa.

“OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX, shtoi ai, po bëjnë “përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend; ne kemi nevojë që çdo vend i aftë të kontribuojë, duke dhuruar dhe mbështetur qasjen e barabartë tek vaksina”. 

Specialisti i OBSH-së për shëndetin publik, Ihor Perehinets ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e shtypit përkrah zotit Kluge dhe shprehu besimin se ata që kanë nevojë për vaksina do t’i marrin ato.

“Disponueshmëria e vaksinave do të rritet me një shpejtësi të madhe në të gjitha vendet dhe ne do të arrijmë nivelin e nevojshëm të imunizimit për të mbrojtur jo vetëm grupet e rrezikuara, por të gjithë popullsinë e Evropës dhe botës”, tha ai. Kjo është çëshje kohe, shtoi ai.

Zoti Kluge tha se masat e shëndetit publik të hartuara për të luftuar pandeminë duhet të bazohen në ato që ai i quajti “vlerat thelbësore” të njerëzimit: solidaritetin, barazinë dhe drejtësinë sociale.

“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kjo periudhë pasigurie sepse askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!