MENU
klinika

Rama flet për herë të parë për përgjimet e Antimafias

A janë socialistët të lidhur me Ndragehtën?

26.01.2021 - 11:56

Kryeministri Edi Rama komentoi sot për herë të parë përgjimet e publikuara në Itali, ku pretendohet për lidhje të eksponentëve të Ndraghetës me zyrtarë shqiptarë.

Ndërsa citoi konkluzionet e Prokurorisë Italiane, Rama tha se drejtësia ka folur qartë, duke u shprehur se “ky është një turp që i mishëron më së miri ata që kanë prirjen për tia bërë nënën këtij vendi”.

Do t’ju zhgënjej sepse s’do të them ’për këtë do të flasë drejtësia’, pasi në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkulzion grupi hetimor italian, dhe po lexoj konkluzionin për t’u thënë pse është turp për ju që duhet të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën. Citoj Prokurorinë: Pas më shumë se 1 viti udhëstimesh dhe bisedime me njëri-tjetrin për investime që do bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve.

Kjo është citim nga konkluzionet e Prokurorisë Itlaiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe kërkesës për klikim dhe spektakël, është një turp. Një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet”, tha Rama.

“Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar, nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë, asgjë e këtu ngrihet një tym, tymnajë që është e neveritshme e unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë, por meqë më pyetet ju lexova konkluzion. Merrini pijani lëngun e nxirrini prapë e villini nëpër ekrane, për t’i bërë shqiptarët që t’ju vijë për të vjellë se ky është dhe qëllimi në fakt, për fat të keq. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave”, vijoi ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!