MENU
klinika

Mesazh optimizmi dhe shprese

Ambasadorja amerikane Yuri Kim uron në shqip: Gëzuar Vitin e Ri!

01.01.2021 - 09:52

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar nëpërmjet një postimi në “Twitter”, pjesërisht në shqip Vitin e Ri 2021.

Me një mesazh optimizmi dhe shprese, ambasadorja e SHBA-ve, e cilëson 2021 një vit të ri më të dashur dhe plot mundësi.

“Të dashur miq, Gëzuar Vitin e Ri – Gëzuar 2021! Le të presim një vit të ri që është më i dashur, më i lumtur dhe plot mundësi!🎉 🇺🇸 🤝 🇦🇱 🍾”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Kim Tw

Ambasada amerikane gjithashtu dje në mbrëmje uroi me një mesazh.
“Ndërsa 2020 po shkon drejt mbylljes, rikujtojmë arritjet që SHBA dhe Shqipëria kryen së bashku këtë vit të shkuar. Në 2021, ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh dhe të festojmë 30 vjet prej përtëritjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Gëzuar Vitin e Ri!”, ishte mesazhi i ambasadës së SHBA.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!