MENU
klinika

Analiza e Project Syndicate

Biden nuk do të mbetet në hijen e Obamës!

30.01.2021 - 08:45

Joe Biden di mjaft për presidencën e SHBA për të kuptuar se javët e para janë më të lehtat dhe më të këndshmet.

Në mënyrë të pashmangshme do të ketë pengesa dhe kriza, veçanërisht për një president i cili mori detyrën mes një pandemie të furishme, kolapsi ekonomik dhe një krize klimatike.

Në javët e para një president i ri mund të arrijë shumë përmes urdhrave ekzekutivë, duke ndryshuar politikat e mëparshme të administratës dhe duke sinjalizuar një angazhim ndaj vlerave të caktuara pa ndërhyrje nga Kongresi.

Biden mund të përdorë fuqitë e zyrës së tij në mënyrë të njëanshme për përparësinë e tij: kontrollimin e pandemisë.

Presidenti i ri gjithashtu ka liri në emërimin e kabinetit të tij. Kur ai njoftoi për herë të parë emrat e zgjedhur pë shumë pozicione të larta këshilluese dhe kabineti, shumë vëzhgues u shqetësuan se Biden po kthehej te emrat e djeshëm për të trajtuar punët më të kërkuara të sotme.

Biden e ka përvojën si çelësin e tij për suksesin.

WASHINGTON, DC – JANUARY 20: U.S. President Joe Biden prepares to sign a series of executive orders at the Resolute Desk in the Oval Office just hours after his inauguration on January 20, 2021 in Washington, DC. Biden became the 46th president of the United States earlier today during the ceremony at the U.S. Capitol. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Emërimi i gjyqtarit të Gjykatës Federale të Apelit të SHBA Merrick Garland, për ata që e njohin, është një zgjedhje e shkëlqyer.

Në mënyrë të ngjashme, shefi i shtabit të Biden, Ron Klain, është pothuajse po aq me përvojë sa shefi i tij, pasi ka shërbyer si shef i shtabit te Biden dikur. Kjo marrëdhënie e ka ndihmuar Biden të mos gabojë deri më tani.

Marrëdhënia e Biden me Obamën dhe trashëgimia e tij janë më të komplikuara sesa duket.

Biden qëllimisht i përshkruan propozimet e tij si “të guximshme”. Propozimet e tij të emigracionit bien në kundërshtim me politikën e Obamës për dëbime të emigrantëve të paligjshëm.

Mesazhi duket të jetë se Biden nuk do të qëndrojë më në hijen e Obamës.

Biden po luan gjithashtu një lojë të sofistikuar me të majtën e partisë së tij.

Ai arriti të formonte një qeveri pa u dhënë punë senatorëve Elizabeth Warren ose Bernie Sanders, të dy kërkuan të bashkoheshin në kabinetin e tij.

Ndjekësit e Sanders madje kërcënuan Biden. Sanders nuk vonoi shumë para se të merrte me mend propozimet e politikës së Biden. Por kjo është pjesë e shfaqjes.

Biden ka miratuar shumë nga axhenda e së majtës dhe do të përpiqet të shesë këto politika nga qendra, shtëpia e tij politike.

President Barack Obama greets Vice President Joe Biden, left, after Obama took the oath of office at the U.S. Capitol in Washington, Tuesday, Jan. 20, 2009. (AP Photo/Jae C. Hong)

Një shenjë e këtij ndryshimi është se, ndryshe nga të gjitha administratat e fundit Demokratike, Biden nuk ka paguar respekt ndaj Wall Street duke i dhënë bankierëve vendet e para të punës.

Sekretarja e re e Thesarit, Janet Yellen, është një ish-kryetare dhe akademike e Rezervës Federale e cila e ka bërë të qartë se ajo i kupton nevojat e ngutshme shoqërore të vendit. Për më tepër, Biden u këshillua me Warren për pikëpamjet e saj ekonomike dhe ka emëruar një ish këshilltar të Warren si zëvendësin e Yellen.

Pas presidencës së Trump, u duk se mandati i Biden do të ishte “i shurdhër”.

Por Biden po vjen më i ashpër dhe më befasues sesa njerëzit menduan se do të ishte.

Deri më tani – dhe për të qenë të sigurt se është herët – presidenca e Biden po del të jetë më interesante dhe befasuese nga sa pritej.

Elizabeth Drew është një gazetare me bazë në Uashington dhe autore, së fundmi, e Washington Journal: Reporting Watergate dhe Richard Nixon’s Downfall.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Krahasoje me katastrofën e Gripit të Derrit!"

“Situatë kaotike”! Trump i përgjigjet ashpër Obamës

Duhet të anulojë shumë nga politikat e Trump

A do e rikthejë Biden ‘shkëlqimin’ e Amerikës?