Festimet nuk pritet të na rrisin numrin e të infektuarve me Covid pasi këtë vit festojmë brenda për brenda familjes.
Skënder Brataj për herë të parë nuk i trembet më shumë Covid sesa aksidenteve që kanë nisur të shtohen në këto ditë festash.
Por në Urgjencën Kombëtare do të ketë staf të shtuar si për natën e ndërrimit të viteve ashtu edhe për ditët e para të vitit kur qyetarët janë pushim.
Kreu i Urgjencës Kombëtare i trembet më shumë aksidenteve automobilistike se sa pacientëve që mund të rëndohen nga Covid.
‘Aksidentet po ta kini vënë re janë shtuar që për Krishtlindje, diku një gotë më shumë. Lagështia bën të vetën. Ndaj bëni kujdes, keni familjen tuaj me vete e më pas dëmtoni të tjerët’- Skënder Brataj.